Macron: Riorganizim ushtarak përballë kërcënimeve të reja

14 Korrik 2022 | 20:45

Parada e mbajtur të enjten me rastin e Ditës së Bastijës, këtë herë synonte të tregonte fuqinë e Francës, angazhimin e saj në NATO dhe atë ndaj aleatëve evropianë, të prekur nga lufta që Rusia nisi në Ukrainë 20 javë më parë.

Për këtë arsye, në paradën tradicionale parakaluan edhe trupa nga Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria, secila me flamurin kombëtar përkatës.  

Presidenti francez Emmanuel Macron, që mori pjesë në eventin e rëndësishëm historik dhe politik, përshëndeti aftësinë e rezistencës ukrainase për t’i bërë ballë agresionit rus.

Ai bëri thirrje për një rishikim të organizimit ushtarak të Francës, për ta bërë atë më të fortë përballë kërcënimeve të reja, si dhe foli për një rishikim të pranisë ushtarake franceze në Afrikë.

Parada u mbyll me fluturimin e avionëve ushtarakë që përshkuan qiellin e Parisit, duke lëshuar ngjyrat blu, të bardhë e të kuqe të flamurit francez.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026