Macron s’do ta emërojë Qeverinë e re deri pas Olimpiadës: Do krijonte parregullsi
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se nuk do ta emërojë Qeverinë e re deri pas përfundimit të Lojërave Olimpike të Parisit.
Komentet vijnë pasi Fronti i Ri Popullor (NFP) – një koalicion i krahut të majtë që përbën grupin më të madh në Parlamentin francez, pas zgjedhjeve të fundit – propozoi zyrtaren pak të njohur, Lucie Castets, si kandidate për kryeministre.
Duke iu përgjigjur kësaj, Macron tha se emërimi i Qeverisë se re para mesit të gushtit, “do të krijonte parregullsi”.
Politikanët e krahut të majtë thanë se Macron po përpiqet “të anulojë rezultatin e zgjedhjeve legjislative”, rundi i dytë i të cilave u mbajt më 7 korrik.
Lojërat Olimpike do të nisin të premten dhe do të përfundojnë më 11 gusht, shkruan REL.
Macron e ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal, pas humbjeve të mëdha të partisë së tyre të qendrës në zgjedhje.
Megjithatë, Attal dhe ministrat e tij janë pajtuar që të mbeten në detyrë, në formën e një qeverie të përkohshme, derisa të emërohen zëvendësuesit e tyre.
Sipas sistemit francez, kryeministri emërohet tradicionalisht nga presidenti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë