Macron: Të vazhdojmë ta forcojmë Ukrainën ushtarakisht, uniteti është thelbësor

5 Dhjetor 2025 | 12:36

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Kinë, bëri thirrje për ruajtjen e përpjekjeve për të ndihmuar Ukrainën, duke rritur presionin mbi ekonominë ruse. Macron theksoi se duhet ruajtur uniteti midis evropianëve dhe amerikanëve kundër Moskës.

“Mbi të gjitha, ne nuk duhet t’i nënshtrohemi asnjë fryme përçarjeje midis evropianëve dhe amerikanëve. Ne kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të kenë paqe. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për ne në mënyrë që kjo paqe të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë”, tha ai.

Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe udhëheqës të tjerë evropianë kanë shprehur dyshimin e tyre ndaj administratës Trump për qëllimet e saj në trajtimin e çështjes ukrainase.

Sipas Der Spiegel, presidenti francez foli gjatë një bisede telefonike me homologët e tij evropianë, përfshirë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, rreth rrezikut që Shtetet e Bashkuara ta tradhtojnë Ukrainën territorialisht pa garanci të qarta për çështjen e sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026

Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet

Kina planifikon të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me 53% gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas një plani për energjinë e rinovueshme...
19:13 | 23/07/2026