Macron uron Trump për fitoren: Gati për të punuar së bashku

6 Nëntor 2024 | 09:45

Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në një reagim në platformën X, Macron përshëndeti Presidentin Trump, duke pranuar fitoren e tij në betejën elektorale të ndjekur nga afër. “Urime President Donald Trump. Gati për të punuar së bashku. Me besimin tuaj, me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Macron.

Edhe Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer i është bashkuar urimeve të liderëve botërorë që kanë uruar Donald Trump për atë që ai e quan një “fitore historike zgjedhore”.

“Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim”, thotë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar:

“Si aleatët më të afërt, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes.

“Nga rritja dhe siguria te inovacioni dhe teknologjia, e di se marrëdhënia speciale MB-SHBA do të vazhdojë të përparojë në të dy anët e Atlantikut për vitet në vijim”.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shkruan se Italia dhe SHBA janë “vende motra”, të lidhura me një aleancë të fortë.

“Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë vende motra, të lidhura me një aleancë të fortë, vlera të përbashkëta dhe miqësi historike. Kjo është një marrëdhënie strategjike, të cilën jam i sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë President”, shkruan kryeministrja italiane në X.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026