Madonna flet për inteligjencën artificiale: E kundërta e plotë e krijimit të artit

6 Korrik 2026 | 14:23

Madonna ka pohuar se mbështetja te inteligjenca artificiale është “e kundërta e plotë e krijimit të artit” në një intervistë të re për “Vogue Italia”,

“Na ishte një herë e një kohë që ishit të rrethuar nga piktorë, muzikantë, valltarë dhe artistë në një vend dhe të gjithë krijonit nga një dëshirë shumë të sinqertë dhe të pastër, për njëri-tjetrin. Kjo përvojë do të thotë shumë për mua”, tha Madonna dhe shtoi se sot gjërat po ndodhin krejtësisht ndryshe.

“Tani, për të marrë një kontratë me një shtëpi botuese, gjëja e parë që duhet të shikosh është sa ndjekës ke”, theksoi ajo. Duke folur për këngën e saj “Bring Your Love”, ajo shpjegoi: Kjo është arsyeja pse në atë këngë them, ‘Mos u përpiq të më shpërqendrosh me numra’. Për mua, gjithçka filloi kur nuk mendoja për grafikët apo numrin e transmetimeve.

Madonna vuri në dukje se kur punon për muzikë të re, ajo largohet plotësisht nga teknologjia dhe mediat sociale për të gjetur frymëzim.

Kjo nuk është hera e parë që Madonna ka kritikuar publikisht ndikimin e teknologjisë moderne. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në premierën e filmit të saj “Rrëfimet II – Filmi”, ajo tha se mediat sociale kanë krijuar një ‘nevojë të vazhdueshme’ për njerëzit për të dokumentuar çdo moment të jetës së tyre. Nga ana tjetër Albumi i ri i Madonnës, “Confessions II”, do të publikohet me datë 3 korrik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump ironizoi Melonin, reagon Ministri italian i Mbrojtjes: Njerëzit vijnë e shkojnë, por marrëdhëniet mbeten

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer përplasjen publike me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, vetëm pak ditë përpara takimit të tyre në Samitin e NATO në...
14:15 | 06/07/2026

Kryenegociatori i Iranit: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf tha të hënën se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara është i vështirë, por...
13:50 | 06/07/2026

Britania vendos sanksione ndaj 7 rusëve dhe 2 instituteve kërkimore: Zhvilluan armë kimike të përdorura për vrasjen e Navalny

Britania të hënën vendosi sanksione ndaj shtatë individëve dhe dy instituteve kërkimore të lidhura me programin rus të armëve kimike, duke synuar ata që thuhet...
13:43 | 06/07/2026