3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme tre anëtarëve të KLP-së u përfundojnë mandatet më 18 dhjetor 2026.
“Bazuar në nenin 107 të ligjit 115/2016, thirrja u hap pasi në 18 dhjetor 2026, përfundon mandati për tre anëtarë të KLP-së, nga të cilët një i zgjedhur nga rradhët e prokurorëve të shkallës së parë, një anëtar nga prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe një anëtar nga prokurorët në Prokurorinë e Përgjithshme”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet me dije se brenda datës 21 korrik, prokurorët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën me shkrim drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm i cili thërret më pas Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve të të gjithë niveleve për zgjedhjen e kandidatëve.
“Ftohen prokurorët nga radhët e prokurorive të shkallëve të para të juridiksionit të përgjithshëm dhe të Prokurorisë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përfshirë dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që plotësojnë kriteret sipas ligjit 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në adresën elektronike [email protected] dhe adresën postare të Prokurorisë së Përgjithshme: Rruga Qemal Stafa, Nr.01,1001, Tiranë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja
U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes
- 13:50 Kryenegociatori i Iranit: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
- 13:43 Britania vendos sanksione ndaj 7 rusëve dhe 2 instituteve kërkimore: Zhvilluan armë kimike të përdorura për vrasjen e Navalny
- 13:20 Pallati i Buckinghamit mohon se Princi Harry do të qëndrojë në rezidencën mbretërore gjatë vizitës në Britani
- 13:11 “U përpoqa,” Neymar pas humbjes ndaj Norvegjisë njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës
- 12:44 Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit