Maduro bllokon rrjetin “X” në Venezuelë pas përplasjes me Elon Musk

9 Gusht 2024 | 10:14

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro deklaroi se ka urdhëruar një bllokim 10-ditor të platformës X në Venezuelë, duke akuzuar miliarderin, Elon Musk, se e përdor rrjetin social për të nxitur urrejtje pas zgjedhjeve presidenciale në vend.

Gazetarët e Associated Press (AP) në Karakas zbuluan se të enjten mbrëma se postimi në X ishte ndaluar në dy shërbime telefonike private dhe në Movilnet në pronësi të shtetit.

“Elon Musk është pronar i X dhe ka shkelur të gjitha rregullat e vetë rrjetit social”, tha Maduro në një fjalim pas një marshimi me grupet pro-qeveritare. Ai pretendoi se Musk kishte “nxitur urrejtje”.

Maduro akuzoi gjithashtu rrjetin social se po përdoret nga kundërshtarët e tij për të krijuar trazira politike.

Presidenti i Venezuelës tha se kishte nënshkruar një rezolutë “me propozimin e bërë nga Conatel, Komisioni Kombëtar i Telekomunikacionit, i cili ka vendosur të heqë rrjetin social X, i njohur më parë si Tëitter, nga qarkullimi në Venezuelë për 10 ditë në mënyrë që ata të mund të paraqesin dokumentet e tyre. “. Maduro nuk dha më shumë detaje në lidhje me procesin e ndërmarrë kundër X.

“X jashtë për 10 ditë! Elon Musk jashtë!”- shtoi Maduro.

Autoritetet elektorale shpallën fitues Maduro-n, ndërkohë që ende nuk kishte përfunduar numërimi i votave.

Musk përdori rrjetin social për të akuzuar liderin e vetëshpallur socialist për një “mashtrim të madh elektoral”. “Turp për diktatorin Maduro”, tha Musk në një postim të hënën.

Që nga zgjedhjet presidenciale, Maduro ka shprehur nevojën për të “rregulluar” rrjetet sociale në Venezuelë. Ai gjithashtu pretendoi se platforma sociale ishte përdorur nga kundërshtarët e tij për të kërcënuar familjet e ndjekësve dhe aleatëve të tij politikë, personelin ushtarak, oficerët e policisë dhe për të krijuar një gjendje ankthi në Venezuelë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026