Mafia italiane ndryshon taktikat: Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta ndajnë fitimet
Mafia italiane po braktis betejat rivale për supremaci për të bashkëpunuar në fushat e trafikut të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave, tha sot Agjencia Kombëtare Antimafia (DIA) në raportin e saj vjetor mbi grupet e krimit të organizuar.
Siç shtohet, organizata siciliane Coza Nostra dhe Camorra nga rreth Napolit po krijojnë aleanca brenda dhe jashtë vendit, ndërsa “Ndrangheta” nga Kalabria është gjithnjë e më e përqendruar në kontrollin e projekteve të punëve publike.
“Bashkëjetesa ka çuar në sinergji të shprehur përmes formimit të strukturave të afta për të neutralizuar konfliktet, mosmarrëveshjet dhe tensionet ”, tha drejtoresha e DIA-s, Michele Carbone, në konferencën për shtyp, raportoi Reuters.
Raporti thekson se projektet e mëdha të punëve publike u kërcënuan nga infiltrimi i mafias, prandaj masat për të luftuar këtë organizatë kriminale u përqendruan në sektorin e ndërtimit në vitin 2024, ku u kryen 200 hetime në vendet për ndërtimin e projekteve publike.
Carbone theksoi gjithashtu se mafia po zotëron gjithnjë e më shumë njohuritë teknologjike dhe po përdor kanale komunikimi të koduara, si dhe po mban kontakte me të burgosurit përmes dronëve.
Në të njëjtën kohë, anëtarët e mafies po përdorin gjithnjë e më shumë rrjetet kineze të “bankave nëntokësore” për të pastruar para , tregon raporti i DIA-s.
Një tjetër përfundim i raportit është se ka një rekrutim të dukshëm të grupeve të margjinalizuara të të rinjve të cilët punësohen nga anëtarët e mafies për të kryer vepra penale, dhe rrjetet sociale kontribuojnë veçanërisht në përhapjen e këtij fenomeni.
Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike
Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret