Magazina e përshtatur për kultivim të kanabisit, arrestohen 4 persona

14 Prill 2022 | 10:18

Katër persona janë arrestuar nga policia në Krujë, pasi kishin përshtatur një magazinë për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.

Gjatë operacionit policor të koduar “Çinari”, ranë në pranga shtetasit Gjon Gazulli dhe Gojart Pelivani, të kapur në ambientet e magazinës.

Ndër të arrestuarit, janë edhe dy punonjës të OSHEE-së, Ardian Hysa me detyrë elektricist dhe Lulzim Mançe me detyrë lexues i aparatit matës.

Policia ka shpallur në kërkim pronarin e banesës Velidjan Broca dhe dy shtetas të tjerë Dashamir Vathi dhe Ledjan Vathi, vëllezër me njëri-tjetrin.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 700 bimë kanabisi, llamba elektrike, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultvimin në ambient të mbyllur.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026