Majlinda Bregu: Formula e vetingut e gabuar, asnjë vend tjetër nuk do bëjë veting si Shqipëria
Reforma në drejtësi na ka ngelur në duar për historinë e vetingut, në vend që të ishte historia e suksesit që do pastronte sistemin e drejtësisë dhe do na hapte menjëheërë negociatat me BE-në.
Kështu u shpreh ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, dhe një nga mbështetëset kryesore të reformës në drejtësi, gjatë një bisede në programin “Me pak fjalë” në Euroneës, të enjten në mbrëmje.
Bregu pohoi se “formula me të cilën u prezantua vetingu në Shqipëri bëri që ky process më shumë të na vonoi se sa të na japë rezultatet që priteshin”.
Për shkak të përvojës së Shqipërisë me një proces të gabuar të vetingut, vetingu është përjashtuar si një opison i përshtatshëm i drejtësisë në vendet e tjera që duan të reformojnë drejtësinë.
“Asnjë nga vendet e tjera, qoftë ata që janë në process [integrimi në BE] siç është Maqedonia e Veriut apo Kosovo apo Bosnje-Herzegovinë nuk do të kalojnë në procesin e vetingut” e aq më pak vende të cilat jën duke negociuar si Serbia apo Mali i Zi të cilat kanë “një qasje ktejtësisht tjetër për ndryshime ligjesh të caktuara por jo për një sistem vetiungu.”
Bregu shprehu mendimi se vetingu është arsyeja kryesore që vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë dhe tani janë ngritur pikëpyetje vërtetë “procesi i vetingut në ëktë formulë ishte ashtu siç duhej apo mund të ishte pasur një formulë që të mos pengonte”, në zgjedhjen e organeve të drejtësisë.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane