Majlinda Ziu, 33 vite në sistemin arsimor, sfidat dhe kënaqësitë
Majlinda Ziu është një nga mësueset që në 33 vite është vlerësuar mes arsimtareve më të mira në vend.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tregon momentet më të veçanta gjatë karrierës së saj dhe përse të rinjtë duhet të zgjedhin mësimdhënien.
E kemi parë gjithmonë në drejtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, por vitet e punës për Majlinda Ziun, kanë nisur 33 vite më parë. Një studenteve e vitit 1991, u gjend përballë nxënësve të saj të parë.
“Ora e parë e mësimit ka qenë astronomi në maturë, unë kisha vetëm një muaj që kisha mbaruar dhe dilja para maturantëve. Kisha shumë emocion por që ti e ndjeje veten pranë të rinjve,, interesante kimia që u krijua”-tha Majlinda Ziu, drejtore e gjimnazit “Sami Frashëri”.
Mësuesi është një prind I dytë për një fëmijë. As për mësuese Majlindën, nuk kanë qënë të pakta rastet kur I është dashur të dalë përtej kornizës së mësuesit. Në disa raste të kthehet në shpëtimtarin e një nxënësi.
“Ti përfshihesh në gjërat e tyre dhe lënë gjurmë. Me ka qëlluar me një nxënëse që kishte rënë pre e disa lidhjeve të tjera. Atëherë kishte dhe trafikim qeniesh njërëzore dhe nuk po them që e shpëtova vetëm unë por ndërhyja menjëhershme e imja dhe disa personave të tjerë, që unë i përdora në një farë mënyre. Sot e kësaj dite ne i mbajmë lidhjet familjare është nënë e dy fëmijëve”-tha Ziu.
Mësuesia është një mision. Të rrisësh të ardhmen e një kombi është një përgjegjësi e madhe. 22 vite si drejtore, kanë qenë sfiduese por dhe plot emocion për zyshë Majlindën. Ndryshimi I brezave, vijon të jetë një luftë e hapur për të dhe çdo mësues, për ti treguar çdo nxënësi rrugën e duhur, për një të ardhme të mbarë.
“Ka goxha ndryshime, që nga metodologjia që nga koncepti i orës i mësimit, raporti që ka shkolla me prindin, komunitetin. Kemi parë që kemi të bejmë me femijë shumë aktive, ashtu sikur që kemi dhe të tjerë që modelet po ndikojnë ne formimin e fëmijëve. Kjo lidhet dhe me ndryshimin që kanë ndryshuar brezat. Shkolla nga ana tjetër e vazhdon luftën e saj, për të formuar një njëri sa më të mirë dhe ndërkohë prindër që janë shumë të zënë dhe me orare të zgjatura dhe nuk janë pranë fëmijëve dhe kërkesave të tyre”-u shpreh Ziu.
Ka kaluar shumë 7 Marse. Secili është ndryshe, por emocioni i luleve të para të marra nga fëmijët e saj, ashtu siç ajo i konsideron nxënësit, ishte momenti që e bëri të kuptojë sasa e peshë kishte ajo tek këta fëmijë.
“7 marsi i parë ka qenë më mimoza, ishte klasa ime kujdestare dhe mora mimioza. Ndoshta mund të duket patetike por ishte një kënaqësi shumë e madhe, sepse ti ndihesha se ishe shumë e dashur për ta, dukese që ishe personi më i rëndësishëm tek ata dhe që ndikoje aq shumë tek ata”-tha ajo.
Siç do fillim ka dhe një fund. Por diçka është e sigurt, zyshë Majlinda e Sami Frashërit, do ti përkasë përgjithmonë nxënësve të saj dhe kur fëmijët e tyre, të ulen në bankat e shkollës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta