Makina del nga rruga në Pogradec, plagosen 4 anëtarë të një familje

5 Shkurt 2023 | 15:07

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se makina ka rënë 5 metra poshtë rrugës.

Mësohet se drejtuesi i mjetit banor i Tiranës, me prejardhje nga fshati Plesisht i Mokrës, ka qenë për fundjavë në familjen e vet dhe po kthehej drejt banesës se tij ne Tiranë së bashku me familjarët e vet.

Me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026