Makina godet këmbësorët në Gjermani, lëndohen disa persona

3 Maj 2025 | 09:05

Disa njerëz janë lënduar në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Shtutgart, pasi një makinë u përplas në një grup këmbësorësh, njoftuan autoritetet të premten. Shoferi i makinës u arrestua në vendngjarje, sipas autoriteteve.

Policia tha në X se “tani për tani nuk ka asnjë provë se ky ishte sulm, apo akt i qëllimshëm” dhe se të gjitha të dhënat deri më tani tregojnë se ka qenë një “aksident tragjik rrugor”.

Policia tha se ngjarja ndodhi në një stacion mbitokësor të metrosë në qendër të Shtutgartit.

Shoferi i makinës ‘Mercedes’ me ngjyrë të zezë që u përfshi në këtë aksident, u arrestua, tha një zëdhënës i policisë, sipas agjencisë së lajmeve DPA. Autoritetet gjermane e kanë nisur një hetim për rastin dhe e kanë rrethuar zonën.

Policia është duke i marrë në pyetje dëshmitarët e rastit, ndërsa shërbimet e metrosë në atë pjesë të qytetit janë pezulluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026