Makina përplas qëllimisht nxënësit në Japoni, arrestohet i dyshuari 28-vjeçar
Policia japoneze ka arrestuar një 28-vjeçar nën dyshimin për tentativë vrasjeje, pasi ai përplasi qëllimisht me makinën e tij një grup nxënësish shkolle në një rrugë banimi në qytetin e Osakës, duke plagosur shtatë fëmijë, raportojnë mediat vendase.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale, teksa nxënësit po ktheheshin në shtëpi. Një vajzë shtatëvjeçare pësoi një nofull të thyer, ndërsa fëmijët e tjerë, të moshës 7 dhe 8 vjeç, kanë marrë lëndime më të lehta. Të gjithë fëmijët ishin të vetëdijshëm kur u dërguan në spital.
I dyshuari, Yuki Yazaëa, një burrë i papunë nga Tokio, u ndalua në vendngjarje. Sipas transmetuesit publik NHK, ai i tha policisë: “Isha i lodhur nga gjithçka, kështu që vendosa t’i përplasja me makinë nxënësit e shkollës fillore për t’i vrarë.”
Dëshmitarët përshkruan një skenë rrëqethëse, ku makina, një SUV i bardhë u drejtua në mënyrë të çrregullt drejt fëmijëve. Një nënë, dëshmitare e ngjarjes, tha se “shoferi dukej i hutuar”, ndërsa shpjegon se fëmija i saj ishte tronditur dhe i frikësuar.
Policia po heton motivet dhe gjendjen mendore të të dyshuarit, ndërsa SUV-ja që u përdor në ngjarje është sekuestruar për hetime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh