Mal i Zi, protesta për pronat e Kishës Ortodokse Serbe

21 Shkurt 2020 | 17:33

Qeveria pro-europiane e Malit të Zi është tronditur nga një konflikt me kishën Ortodokse Serbe, e cila po proteston kundër ligjit që detyron regjistrimin e pronave të kishës.

Protestuesit thonë se kisha mund t’u sekuestrojë kishat dhe varrezat ortodokse serbe, ndërkohë që qeveria këmbëngul se ligji është duke u keqinterpretuar.

Andrija Mandic, një nga drejtuesit e opozitës pro-serbe, këmbëngul se serbët e Malit të Zi ndiheshin se po trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë dhe po diskriminohen me investime, punësim në administratë dhe arsim.

“Është problem i madh, i krijuar nga autoritetet. Serbët diskriminohen në investime, në arsim dhe në politikat e punësimit. Serbët nuk vendosen asnjëherë në role të rëndësishme në administratë, polici apo ushtri”, thotë ai.

Andrej Nikolaidis, një shkrimtar malazez dhe këshilltar politik, i sheh këto pikëpamje si diçka të rrezikshme.

Nikolaidis ka nisur një peticion në mbrojtje të qeverisë së Malit të Zi, të firmosur nga intelektualë të ndryshëm nga i gjithë Ballkani.

“Janë të njëjtat shenja që u dhanë para nisjes së luftës ne Kroaci dhe Bosnje”, tha Nikolaidis për Euronews.

“Retorika për të ashtuquajturën ‘shtypje’ të popullit serb është i ngjashëm me retorikën që u përdor nga serbët ne Kroaci, para se të niste lufta. Më pas dëgjuam se serbët po shtypeshin në Bosnje, dhe lufta nisi edhe atje. Më pas dëgjuam papritur se serbët po shtypeshin në Kosovë, dhe pastaj pati luftë në Kosovë”.

Për 90 vite, Mali i Zi ka qenë pothuajse pjesë e Serbisë, derisa mori pavarësinë, në vitin 2006.

70% e popullsisë janë ortodoksë, shumica ndjekës të ritualeve të Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa një pakicë e vogël ndjek Kishën Ortodokse Malazeze.

Me ligjin e ri, grupet fetare që nuk ofrojnë dot dëshmi pronësie, rrezikojnë t’u sekuestrohen tokat dhe ndërtesat nga shteti.

Qeveria thotë se ata po sqarojnë se cili është pronar i ligjshëm, ndaj dhe i fton bashkësitë fetare që të regjistrojnë pronat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026