Mali i Zi borxhe ndaj Kinës për ndërtimin e autostradës, Evropa gati ta ndihmojë

22 Qershor 2021 | 14:46

Një institucion financiar evropian është gati të ndihmojë Malin e Zi që t’i shlyejë një borxh Kinës, në vlerë prej një miliard dollarësh. Shteti ballkanik huazoi këtë shumë nga Kina për të financuar ndërtimin e një autostrade, por vendi mund të detyrohet të heqë dorë nga një pjesë e territorit të tij për të shlyer kredinë bankare ndaj Pekinit.

Mali i Zi po ndërton një nga autostradat më të shtrenjta në botë falë një kredie nga Kina. Dyzet ura dhe 90 tunele do të ndërtohen dhe financohen nga kinezët në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Në Serbi, një pjesë me të njëjtën gjatësi dhe topografi të ngjashme kushton 16 milionë euro për kilometër, dhe këtu është 26. Unë nuk e kuptoj këtë ndryshim”, u shpreh Zdravko Krivokapiç, kryeministër i Malit të Zi.

Shlyerja e huasë kineze është gjithashtu një problem, duke shtuar frikën se Mali i Zi, me 600.000 banorët e tij dhe një PBB prej rreth 4 miliardë eurosh, mund të bjerë në grackën e borxhit kinez si vendet e tjera. Ky projekt i autostradës u iniciua nga ish-kryeministri Milo Gjukanoviç për të inkurajuar tregtinë në vend.

“Unë nuk do ta kisha nënshkruar këtë lloj kontrate, por tani që jam ministër duhet të sigurohem që puna të bëhet, të ndërtohet autostrada dhe të eliminohet rreziku financiar”, thotë Mladen Bojaniç, ministër i Investimeve në Mal të Zi.

Banka Evropiane e Investimeve dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar refuzuan ta financojnë atë. Por në vitin 2014, Kina erdhi në ndihmë me një hua 1 miliard dollarë për të ndërtuar sektorin e parë dhe një kompani tjetër e kontrolluar nga kinezët u vu në krye të ndërtimit.

“Ne do të kemi nevojë për Evropën që të na nxjerrë nga ky telash, jam e sigurt që Evropa nuk ka ta lejojë”, shprehet një banore e zonës.

Kina ka investuar miliarda në rajon dhe ka rritur shqetësimet për varësi financiare nga Pekini, gjë që mund të komplikojë zgjerimin e BE-së drejt Lindjes dhe shpresat e Malit të Zi për t’u anëtarësuar në BE.

Një projekt për ndërtimin e një autostrade në Malin e Zi ka bërë që vendi të zhytet në borxh ndaj Kinës.

Në vitin 2014, Kina i ofroi Malit të Zi një hua prej 1 miliard dollarë për të ndërtuar sektorin e parë dhe një kompani tjetër e kontrolluar nga kinezët u vu në krye të ndërtimit.

Por, borxh i madh tashmë mund të detyrojë Malin e Zi që të heqë dorë nga një pjesë e territorit të tij për të shlyer kredinë bankare ndaj Pekinit.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026