Mali i Zi ekstradon në SHBA “mbretin e kriptovalutave”
Mali i Zi e ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, njoftoi Drejtoria e Policisë më 31 dhjetor.
Do Kwon, i njohur si “mbreti i kriptovalutave”, kërkohej nga Shtetet e Bashkuara për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të paktën 40 miliardë dollarë.
“Sot, në pikën kufitare të Aeroportit të Podgoricës, oficerët e NCB Interpol Podgorica, me mbështetjen e Njësisë Speciale të Policisë, ekstraduan shtetasin e Koresë së Jugut, DHK, i cili kërkohej nga dy shtete, përkatësisht Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.
Do Kwon kërkohej edhe nga Koreja e Jugut, por ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Bojan Bozoviq, më 27 dhjetor vendosi që ai të ekstradohej në SHBA.
Gjykatat në Mal të Zi i kanë lëshuar të paktën tetë vendime, shpesh kontradiktore, në lidhje me fatin e Do Kwonit.
Në shtator, Gjykata Supreme e Malit të Zi tha se Do Kwon mund të dërgohej qoftë në Shtetet e Bashkuara, apo Korenë e Jugut, dhe se vendimi përfundimtar se në cilin vend i takonte ministrit të Drejtësisë.
Më 24 dhjetor, Do Kwon e humbi ankesën përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi kundër ekstradimit.
Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi tha se vendosi ta ekstradojë Do Kwonin në SHBA duke i marrë parasysh të gjitha faktet dhe duke vlerësuar kushtet, si peshën e veprave penale, vendin e kryerjes së tyre, radhën e paraqitjes së kërkesës, shtetësinë e të kërkuarit, mundësinë e ekstradimit të mëtejshëm në një vend tjetër.
Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit, Chang Jun, u arrestuan në Mal të Zi më 23 mars 2023, kur u përpoqën të udhëtonin në Dubai me një fluturim privat duke përdorur pasaporta të falsifikuara.
Më pas Kwon u dënua me nga katër muaj burgim për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit. Chang Yun u ekstradua në Korenë e Jugut në fillim të këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti