Mali i Zi, shoqëria civile kërkon drejtësi për viktimat e krimeve të luftës

18 Prill 2024 | 21:09

Me rastin e 25 vjetorit të krimit të luftës në Husaj të Rozhajës, “Qendra për Edukim Qytetar”, të enjten, u bëri thirrje institucioneve të Malit të Zi që të sigurojnë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa shoqërinë ta mësojë me një kulturë të përkujtimit të viktimave të pafajshme.

Në Husaj afër Rozhajës në veri të Malit të Zi, më 18 prill 1999, pjesëtarët e Ushtrisë Jugosllave vranë gjashtë dhe plagosën pesë persona, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë së Lartë të Shtetit. Në tre ditët e ardhshme në këtë zonë, sipas Aksionit për të Drejtat e Njeriut, u vranë 22 civilë dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Të gjitha viktimat ishin refugjatë nga Kosova e shkatërruar nga lufta, me kombësi shqiptare. Mes tyre kishte fëmijë, gra dhe të moshuar.

Në vitin 2008, Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit e Malit të Zi e cilësoi atë ngjarje si krim lufte dhe paditi kolonelin në pension Predrag Strugar dhe shtatë anëtarë të tjerë të Ushtrisë Jugosllave, por, në mungesë të provave ata u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Apelit.

Në një deklaratë dhënë Zërit të Amerikës, ish-Drejtori i Komitetit malazez të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, Velija Muriç vuri në dukje se përgjegjësia për krimet e luftës nuk është vendosur në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke marrë si shembull vrasjen e civilëve të pafajshëm shqiptarë në Komunën e Rozhajës.

“Në Komunën e Rozhajës janë vrarë 22 civilë shqiptarë për të cilën ngjarje janë zhvilluar procese gjyqësore ndaj disa personave ushtarakë, por të cilët në fund u liruan si të pafajshëm”, tha zoti Muriç.

Zoti Muriç vlerëson se Malit të Zi i duhet një qasje më aktive për hetimin, ndjekjen penale, gjykimin dhe ndëshkimin e krimeve gjatë luftës.

“Mali i Zi duhet të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë që të krijohen parakushtet për pajtim dhe shërim të komuniteteve në vend dhe rajon”, tha zoti Muriç.

Shoqëria civile “Aksioni për të Drejtat e Njeriut” kërkoi nga institucionet shtetërore që të rishikojë krimin e luftës, që qeveria të gjejë një mënyrë për të kompensuar viktimat dhe të ngrejë një monument për viktimat në Husaj.

Në këtë kuadër edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, mbështeti ngritjen e një memoriali për viktimat, i cili në platformën X u bëri thirrje autoriteteve gjyqësore që të mos heqin dorë nga vërtetimi i plotë dhe përgjegjësia e autorëve.

Gjatë bombardimeve të NATO-s nga marsi deri në qershor 1999, rreth 100 mijë refugjatë hynë në Mal të Zi nga Kosova.

Në Raportin e Komisionit Evropian të publikuar në fund të vitit 2023, thuhet se rezultatet e Malit të Zi në ndjekjen penale të krimeve të luftës janë të kufizuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026