Maliq| Vetëvritet Gjergj Mullalli, vrau bashkëshorten një ditë më parë

30 Korrik 2023 | 10:36

Gjergj Mullalli, i cili një ditë më parë vrau bashkëshorten e tij në Maliq dhe e hodhi në kanalin e ujërave të zeza është vetëvrarë këtë të diel.

Gjatë kohëve të fundit çifti kanë pasur debate me njëri-tjetrin, ku viktima ishte e pajisur me urdhër mbrojtje ndërsa shkak është bërë divorci i kërkuar prej saj.

Burri e qëlloi Luiza Mullallin me një plumb në kraharor që e la të vdekur në vend, ndërsa vet ishte në arrati.

Sot trupi i tij u gjet pa jetë.

Në një intervistë për Euronews Albania, e ëma e viktimës tha se vajza e saj ishte me urdhër mbrojtje ndërsa shtoi se me bashkëshortin e kishte probleme.

Mes të tjerash ajo akuzoi kunatën e vajzës se është përfshirë në ngjarjen e rëndë pasi sipas saj ajo ka dhënë urdhër për vrasjen e 46-vjeçares.

Njoftimi i policisë:

Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të  Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026