Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
Hebrenjtë ishin viktima të 55 për qind të të gjitha krimeve të konfirmuara të urrejtjes në New York City në gjysmën e parë të vitit 2026, edhe pse ata përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë së qytetit, tha sot kryebashkiaku i New York City, Zohran Mamdani.
Duke folur në një konferencë të rregullt tremujore për sigurinë, Mamdani tha se nuk ka “vend për urrejtje të asnjë lloji” në Nju Jork dhe theksoi se administrata e qytetit ka rritur ndarjet buxhetore për programet e parandalimit të krimeve të urrejtjes, raporton The Times of Israel.
Mamdani deklaroi se numri i krimeve të urrejtjes të drejtuara kundër hebrenjve u rrit me dy përqind krahasuar me periudhën e mëparshme , që është një rritje më e vogël se për disa grupe të tjera, por ai theksoi se hebrenjtë janë ende objektivi më i shpeshtë i krimeve të tilla në qytet.
Komisionerja e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, tha se që nga fillimi i vitit, në qytet janë konfirmuar 178 krime urrejtjeje antisemite.
Sipas zyrtarëve të qytetit, numri i përgjithshëm i krimeve të urrejtjes në Nju Jork është rritur me tetë përqind në gjashtë muajt e fundit.
Në të njëjtën kohë, numri i shumicës së krimeve të tjera të rënda, përfshirë vrasjen dhe grabitjen, vazhdoi të binte.
Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës