Man City e Inter fitojnë, Barcelona barazon në transfertë me Club Brugge
E cilësuar si ndeshja më interesante e së mërkurës, përballja mes Manchester Cityt dhe Dortmundit nuk pati histori, me britanikët që bënë detyrën dhe morën 3 pikët e radhës. Në Ethihad gjërat rezultuan më të thjeshta nga cka priteshin për qytetarët që e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0 pas golave të Foden e Haaland.
Me fillimin e fraksionit tjetër, Foden realizoi golin e tretë, ndërsa miqtë nga Gjermania reaguan me mbrojtësin Anton duke ngushtuar diferencën në 3-1. Në limite City shënoi sërish me Cherki që vulosi fitoren 4-1.
3 fitore dhe 1 barazim për të besuarit e Pep Guardiolës deri më tani në fazën e ligës. Në ndeshjet e tjera nuk munguan rezultatet surprizë, sidomos në Club Brugge-Barcelona që përfundoi 3-3, madje shumë polemika për një gol të anuluar të skuadrës belge që do ti jepte fitoren. Chelsea u frenua nga Qarabag në Azerbajxhan, ndeshje që përfundoi 2-2, ndërsa në pasdite, surpriza mban emrin Pafos.
Qipriotët fituan ndaj spanjollëve të Villareal, ku goli i vetëm u shënua nga Luckassen. 1-0 dhe 3 pikët e para për kampionët e Qipros që po zhvillojnë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, madje si debutues. Interi po ashtu gjeti fitoren e radhës, e cila është e katërta dhe i bashkohet Bayernit e ARsenalit me 12 pikë. Sfida me Kairat Almaty përfundoi 2-1. 3 pikët morën dhe Newcastle, Atlanta, Leverkusen e Galatasaray.
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve