Manastiri pa gjimnaze shqip, Skënder Asani: Përgjegjësi e institucioneve të implementojnë gjuhën shqipe

23 Nëntor 2020 | 10:16

Shqiptarët   Maqedoninë e Veriut festuan dje 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 112 vite më parë në Kongresin e Manastirit. 

Ky kongres u zhvillua prej datës 14 deri  22 nëntor të vitit 1908 dhe në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Por, sot në Manastir, në qytetin ku para 112 viteve u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe, nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme nuk mund ta gëzojnë të drejtën e mësimit në gjuhën e tyre amtare.

Në shkollat e mesme nuk ka asnjë klasë me mësim në gjuhën shqipe. Nxënësit shqiptarë të këtij rajoni detyrohen të arsimohen në gjuhën maqedonase.

Skënder Asani, doktor i Shkencave Historike, në një intervistë për Euronews Albania tregoi se me ndryshimet që ndodhën pas vitit 2001, pas konfliktit në Maqedoni statusi i gjuhës shqipe është nivelizuar deri diku në aspektin institucional.

“E drejta e mësimit në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe të mesme është e garantuar me Kushtetutë,” – sqaroi z. Asani.

Sipas tij është përgjegjësia e institucioneve që të implementojnë dhe në qytetin e Manastirit atë që thuhet në Kushtetutë.

Urimi i Pendarovskit erdhi në gjuhën shqipe, gjë që në opinionin e Skënder Asanit nuk është asgjë e jashtëzakonshme pasi diçka të tillë e kanë bërë dhe politikan të tjerë më parë.

“Kryesorja është që të ngulmojnë që shqiptarët t’i kenë të drejtat e tyre sepse një urim nuk do të thotë diçka e arritur.

Ne po ngulmojmë që me punën tonë si institucion shkencor që të mbulojmë hapësirën shkencore dhe arsimore këtu në Republikën e Maqedonisë,” – përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026