Manjani: Ose fiton Rama dhe qeveris për 35 vite, ose opozita dhe e kthen politikën në normalitet
Ylli Manjani tha në emisionin “Barometri Politik” se rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit ka për të qenë i qartë, pra nuk do të ketë një rezultat të ngushtë.
“Në zgjedhjet e 25 prillit, rezultati do të jetë i qartë. Kushdo që e merr, e merr”, u shpreh ish ministri i Drejtësisë.
Z. Manjani tha se ende nuk dihet se kush do e marrë, mirëpo në pushtet do të vijë ose Partia Socialiste ose Koalicioni Opozitar, duke përjashtuar mundësinë e ndarjes së pushtetit apo bashkëpunimin midis dy partive kryesore, gjë që është përfolur gjatë ditëve të fundit.
“Basti është e merr Edi Rama vetëm, ose e merr opozita. Nuk pres variante hibride. Në korridoret politike ditëve të fundit flitet për një ndarje pushteti, unë nuk mendoj se ka për të ndodhur”, tha z. Manjani.
Ylli Manjani theksoi se ose do e marrë pushtetin Edi Rama, ku sipas tij rezultati do të jetë një pushtet autokrat afatgjatë, ose do e marrë opozita shqiptare gjë që sipas z. Manjani do të bëjë që politika shqiptare t’i kthehet normalitetit.
“Ose Edi Rama merr vetëm pushtetin dhe e gëzon dhe në 35 vitet e ardhshme do të jetë mbreti i Shqipërisë, ose do ta marrë opozita dhe do të kthehet politika në normalitet. Kjo është sfida e këtyre zgjedhjeve”, tha Ylli Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lulzim Basha më popullor se Edi Rama në sondazhin e dytë për Tiranën
- Prirja e votës në Tiranë, PD gëzon rritje, ngushton diferencën me PS-në
- Shtohet pëlqimi për Bashën, Rama dhe kryedemokrati kokë më kokë për votën e Durrësit
- “Rama dhe Basha në garë të barabartë për kryeministër”, Sejamini rendit arsyet e rritjes së kryedemokratit
- Ylli Manjani e Ilva Tare diskutojnë situatën e paqartë se kush ka të drejtë të formojë qeverinë pas 25 prillit
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)