Marco Rubio: SHBA është i vetmi vend që mund të bindë Rusinë dhe Ukrainën

16 Shkurt 2026 | 16:06

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se SHBA-të janë i vetmi komb në tokë që ka qenë në gjendje të ulë në një tryezë Ukrainën dhe Rusinë për të biseduar në përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

“Nuk jam këtu për të fyer askënd, por Kombet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë. Nuk ka asnjë vend tjetër në Evropë që ka qenë në gjendje ta bëjë këtë”, tha Rubio.

Diplomati amerikan shtoi se SHBA nuk po kërkojnë t’i imponojnë një marrëveshje askujt, por se thjesht duan t’i ndihmojnë dy vendet sepse lufta është e dëmshme për të dyja palët.

“Ne nuk po kërkojmë t’i imponojmë një marrëveshje askujt. Ne nuk po përpiqemi ta detyrojmë askënd të pranojë një marrëveshje që nuk dëshiron ta pranojë. Ne thjesht duam t’i ndihmojmë ata. Meqenëse mendojmë se është një luftë tepër e dëmshme, mendojmë se është një luftë tepër shkatërruese.

Rubio tha se Trump ka investuar një “sasi të jashtëzakonshme kohe dhe kapitali politik” për t’i dhënë fund luftës. Deri më tani, negociatat kanë ngecur, me disa pika kyçe të mbetura, veçanërisht në territor, ndërsa Rusia i përmbahet kërkesave të saj maksimaliste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026