Mario Draghi: BE të mos ketë frikë nga anëtarësimi i vendeve pro-evropiane
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ka shprehur mbështetjen për hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një fjalim të mbajtur të martën në Parlamentin Evropian, Draghi ka theksuar se Unioni nuk duhet të trembet nga përfshirja e vendeve të reja, të cilat shfaqin prirje pro-evropiane.
“Integrimi i plotë i vendeve që shfaqin aspirata evropiane nuk përfaqëson një kërcënim për ekzistencën e projektit evropian. Përkundrazi, është pjesë e realizimit të tij. Ndaj, Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duam t’i japim një shtysë të re negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi dhe të sigurojmë vëmendje maksimale për pritshmëritë legjitime të Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës”, u shpreh Draghi.
Në vijim të fjalimit, Draghi u tha ligjvënësve se shtetet anëtare duhet të marrin në konsideratë edhe ndryshimin e traktateve të bllokut, në mënyrë që Evropa të përballet me sfidat aktuale, si pushtimi rus i Ukrainës.
“Nëse kjo kërkon fillimin e një shtegu që do të çojë në rishikimin e traktateve, atëherë duhet të përqafohet me kurajë dhe vetëbesim”, tha Draghi.
Një fushë që sipas kryeministrit italian ka nevojë për reformë është parimi i unanimitetit. Të gjitha vendet duhet të bien dakord mbi çështjet e politikës së jashtme përpara se të merren vendime.
Dhe është pikërisht kjo që po mban peng raundin e gjashtë të sanksioneve ndaj eksporteve ruse të naftës, me kryeministrin hungarez që është kundërshtari kryesor.
Megjithatë, Draghi thotë se mbështetja individuale e sanksioneve nuk mjafton.
“Ne i kemi mbështetur sanksionet e Evropës ndaj Rusisë, përfshirë ato në sektorin e energjetikës dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim me të njëjtën vendosmëri. Por duhet më shumë. Të mbështesësh sanksionet nuk mjafton. Duhet të ecim me shpejtësi drejt pavarësisë nga gazi rus. Ne po e bëjmë këtë dhe do vazhdojmë ta bëjmë”, tha Draghi.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet