Mark Rutte me Trump në Uashington të enjten, mesazh për Zelensky

11 Mars 2025 | 21:25

Presidenti amerikan Donald Trump do të presë të enjten në Uashington Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Pas një përplasje verbale mes Zelensky dhe Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë muajin e kaluar, Rutte i kërkoi presidentit ukrainas të rivendoste marrëdhëniet me presidentin amerikan, raporton London Guardian.

Rutte konfirmoi se ai i tha Zelenskyt se “ajo që Presidenti Trump ka bërë deri më tani për Ukrainën duhet të respektohet me të vërtetë”.

“Jam absolutisht i bindur se SHBA-ja dëshiron ta sjellë Ukrainën në një paqe të qëndrueshme”, tha Rutte për BBC.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Walz, tha më herët sot se bisedimet e SHBA-së me Ukrainën në Jeddah të Arabisë Saudite, “po ecin përpara”.

Duke cituar deklaratat e zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, mediat raportuan më herët sot se Ukraina në Jeddah pranoi propozimin e SHBA për të futur një armëpushim 30-ditor, pas së cilës SHBA njoftoi se do t’i jepte fund pezullimit të ndihmës së inteligjencës dhe sigurisë për Ukrainën.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026