Marrëveshja Kosovë-Serbi e nevojshme sa më parë, sipas Stuart Peach
I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach vlerëson se vazhdimi i situatës pa zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë shkon në dëm të të dy vendeve.
Për KlanKosova, Peach ka deklaruar se kjo e bën të nevojshme marrëveshjen finale.
“Sipas meje një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe e qëndrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë është e nevojshme sa më parë që të jetë e mundur: saktësisht kur arrihet ajo, është në dorën e palëve”, është shprehur ai.
Ai ka folur edhe për nismat rajonale, si “Ballkani i Hapur”, ku ka theksuar se në to të gjitha vendet duhet të jenë të barabarta.
Peach nënvizoi se Britania e Madhe mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, derisa ka shtuar se inkurajojnë pesë vendet mosnjohëse të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte