Marrëveshja me Rusinë, Ukraina gati anijet me grurë në portin e Odesës
Ukraina po përgatit anijet të cilat do të eksportojnë grurin nga porti i Odesës. Punimet vijojnë edhe pse porti u sulmua nga bombardimet ruse gjatë fundjavës.
Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës tha se shpresonte se marrëveshja e ndërmjetësuar e OKB-së që synon rifillimin e eksporteve të grurit nga rajoni i Detit të Zi do të fillojë të zbatohet gjatë javës.
Ai shtoi se dërgesa e parë e grurit sipas marrëveshjes do të jetë të mërkurën nga porti i Chornomorsk të mërkurën.
“Ne presim që marrëveshja të nisë të zbatohet në ditët në vijim, një qendër koordinimi pritet të ngrihet në Stamboll, po përgatitemi që çdo gjë të nisë këtë javë”, u shpreh ministri.
Disa raketa ruse sulmuan të shtunën portin e Odesës vetëm pak orë pasi ishte arritur në Turqi marrëveshja e cila do të lejojë eksportin e grurit.
Moska pretendon se targetoi një anije ushtarake dhe raketat Harpoon të dërguara nga SHBA. Ukraina e kundërshtoi duke theksuar se ishin sulmuar depot me grurë dhe një person ishte plagosur.
Sipas ministrit të Jashtëm, Rus Sergei Lavrov ajo çka ndodhi në Odesa nuk prek marrëveshjen e Stambollit, e cila shtoi diplomati nuk do ta pengojë që të vijojë operacionin ushtarak në Ukrainë apo të goditen objektiva ushtarakë.
Pak ditë më parë nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe Turqisë, Moska dhe Kievi nënshkruan një akord për të lejuar që gruri të eksportohet nga portet e Detit të Zi.
Të dyja shtetet janë eksportuesit më të mëdhenj të produkteve bujqësore, por pushtimi i Ukrainës ka ndaluar zinxhirët e furnizimit pasi shumë prej porteve janë bllokuar ose janë të minuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona