Marrëveshja SHBA-Iran, eksperti: Ditët në vijim janë test, por paqja mund të arrihet

8 Prill 2026 | 22:04

I ftuar këtë të mërkurë në NOW me Erla Mëhillin, eksperti për çështjet ndërkombëtare, Evarist Beqiri u shpreh se pas marrëveshjes së arritur mes SHBA dhe Iranit për një armëpushim dyjavor, ditët në vijim, sipas tij, do të jenë test për të dyja vendet dhe theksoi se paqja mund të arrihet.

Sipas ekspertit, të dyja vendet e kanë dashur armëpushimin pas goditjeve të shumta që kanë pasur, duke shtuar se Irani po lufton për mbijetesë dhe jo për fitore, ndërsa SHBA është ajo që e do fitoren sa më parë.

“Ditët në vijim do të na tregojnë se sa i mundur do të jetë armëpushimi dhe nëse paqja do të jetë e mundur apo jo në këto dy javë.

Të dyja palët, besoj, kanë interes në këtë paqe sepse po mos e donim, nuk besoj se do të ishim këtu, sepse realisht SHBA e ka goditur shumë fortë regjimin. Realisht, kjo është për t’u vlerësuar për Iranin, sepse mënyra sesi e kanë konceptuar kundërreagimin ka qenë befasuese. Në 47 vite, Iranianët kanë mësuar nga eksperiencat e të tjerëve dhe nga kjo ata kanë bërë të mundur që të mbijetojnë deri tani. Iranianët po luftojnë për mbijetesë, jo për fitore, SHBA është ajo që e do fitoren.

Ne në këtë qëndrim jemi të vendosur me vlerat euroatlantike, dhe krisjet që janë në aleancë dhe që kanë pasoja janë një vizitë e pritshme e sekretarit të NATO-s, që do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, Mark Rutte, dhe pritet që të diskutojnë edhe mundësinë e tërheqjes së SHBA nga NATO”, shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026