“Marrin votat e ikin”, banorët e fshatit Porodinë kërkojnë rregullimin e rrugës
Banorët e fshatit Porodinë në Korçë denoncojnë mungesën e investimeve në infrastrukturë, duke thënë se prej vitesh bashkia u ka premtuar rregullimin e rrugës kryesore, por pa asnjë ndërhyrje konkrete. Rruga, e cila shërben si lidhje me fshatrat përreth dhe qytetin e Korçës, është në gjendje të amortizuar dhe vështirëson jetën e mbi 1000 banorëve.
Banorët e Porodinës shprehen se prej vitesh presin investime në infrastrukturë nga Bashkia e Korçës, ndërsa sipas tyre, premtimet e dhëna nga zyrtarët lokalë nuk janë mbajtur. Problematika kryesore mbetet rruga e fshatit, e cila ndodhet në gjendje të rënduar dhe përdoret edhe si rrugë lidhëse me fshatrat e tjerë dhe qytetin e Korçës.
Sipas banorëve, ndërhyrjet kanë qenë vetëm sporadike dhe kryesisht gjatë fushatave zgjedhore, pa asnjë zgjidhje afatgjatë për infrastrukturën dhe kanalizimet.
“Unë kështu e mbaj mend këtë rrugë, nuk vë njeri dorë. Hedhin njëherë çakull, lajnë sytë e ikin. As kanalizim s’ka, asgjë. I gjithë fshati kalon, lidhet me Lumalasin, fushën, autostradën,” shprehet një prej banorëve.
“Më këtë rrugë kemi vuajtur dembamadem. Marrin votat e ikin. Duam rrugën e kaq. Erdhi traktori, e bëri baltë e iku. Kjo është rruga kryesore, donte ta zgjeronte e bëri më keq. Që në kohën e Enver Hoxhës,” shton një tjetër banor.
“Porodina është sketerrë. Në Porodinë janë rreth 1700 banorë, s’kemi ku vemi, kjo rrugë,” thotë një prej tyre, duke theksuar izolimin e fshatit.
“Kjo rrugë, me përjashtim të çakullit në fushatë, s’kemi parë gjë. Në dimër nuk kalojmë dot. Vijnë vetëm në fushatë. Unë kam votuar socialistët, por ne nuk jemi kafshë. Nuk nderim një rrobë. Le të vijnë ta shohin. Gjithë fshati këtu kalon,” shprehet një tjetër banor i fshatit.
Fshati Porodinë ka mbi 1000 banorë, të cilët kërkojnë vetëm një gjë: rregullimin e rrugës, si kusht minimal për një jetë normale.
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 08:48 Rusia vijon bombardimet në Ukrainë, 10 civilë të vrarë në Dnipro, Zaporizhzhia dhe Kharkiv
- 08:42 Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare
- 08:39 Pezeshkian për SHBA-në: Do ta respektojmë marrëveshjen nëse bëni të njëjtën gjë, do të përgjigjemi nëse do të jetë e nevojshme
- 08:32 Incident në Nju Jork, piloti i një avioni raporton përplasje me një dron gjatë uljes në aeroport
- 08:32 Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:30 Botërori vazhdon edhe sot me tre përballje interesante, ekipet që luajnë