Marseja plot me plehra, punonjësit e pastrimit në grevë
Marseja është mbushur plot me plehra. Punonjësit e pastrimit janë në grevë prej tre javësh.
Qyteti i dytë më i madh i Francës rrezikohet nga ndotja duke qenë se koshat janë tejmbushur dhe plehrat janë përhapur nëpër rrugë. Rrezikohet dhe hapësira ujore sepse era që fryn me 130 km në orë po i afron mbeturinat në det.
Aktivistë të organizatës joqeveritare “1 mbeturinë në ditë” kanë dhënë alarmin për rrezikun që i kanoset qytetit.
“Situata është problematike. Nëpër rrugë shohim vetëm mbeturina, të cilat i merr era dhe përfundojnë direkt në det. Ndaj situata është shumë shqetësuese,” – deklaroi kryetari Alexandre Mournier.
Punonjësit e pastrimit janë në grevën e tretë brenda katër muajve. Autoritetet vendore insistojnë se turni nuk duhet mbyllur kur punonjësit mendojnë se ka mbaruar puna. Kundërshtia e punonjësve ndaj këtij sistemi ka sjellë 3-4 mijë tonelata plehra të pa mbledhura.
Në dekadën e fundit, Marseja është prekur çdo vit nga të tilla bojkote.
Kryetari i Bashkisë së qytetit deklaroi se do të angazhonte kamionë për të mbledhur mbeturinat, i alarmuar nga veprimet e banorëve që zgjedhin t’u vënë zjarrin plehrave.
Administrata vendore ka punësuar edhe kompani private, por ato kanë mbledhur fare pak tonelata mbeturina, duke lënë disa mijëra tonë të tjera në rrugët e Marsejës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë