Marta Kos për herë të parë vizitë në Kosovë, takim me Albin Kurtin

15 Maj 2026 | 08:35

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, zhvillon këtë të premte vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë që prej marrjes së detyrës në vitin 2024. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ajo pritet të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë institucionalë të vendit.

Sipas njoftimeve zyrtare, fillimisht Kos do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 10:00.

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më pas, në orën 10:45, komisionerja europiane do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Vizita e Marta Kos vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa fokusi mbetet te procesi i integrimit europian dhe zhvillimet politike në vend.

Komisionerja europiane kishte planifikuar të vizitonte Kosovën edhe më 12 mars, por vizita ishte anuluar për shkak të situatës politike në atë periudhë, pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026