“Martesë me kushte”, vepra e Dario Fo në skenë në kuadër të sezonit turistik
“Martesë me kushte” e shkrimtarit të njohur italian Dario Fo është shfaqur të enjten për artdashësit kolonjarë nën lojën e aktorëve Gazmend Gjoka dhe Olta Daku me regji të Altin Bashës.
Shfaqja edhe për shkak të subjektit që trajton ka patur në sallë një publik të rritur, pjesë e cila flet për një marrëdhënie krejt ndryshe nga çfarë është mësuar familja tradicionale shqiptare. Gazmend Gjoka shprehet se realiteti shqiptar nuk është i gatshëm ende për martesat e hapura.
“Është shfaqja që flet për marrëdhëniet në çift, që shoqëria është e ndërgjegjësuar për episodet që ndodhin në familjet shqiptare, është shfaqje që bën jehonë e mesazhet që jep ndikon në përmirësim. Varet nga koncepti që personazhi e përdor çiftin e hapur. Çift i hapur është justifikim që personazhi kryesor e maskon veprimtarinë jashtë familjes e nuk është modeli i duhur për familjen shqiptare. Një çift padyshim do ketë krizat e veta në familje por kurrë nuk duhet të shkojë në konflikt jo vetëm për shkak të dy prindërve por edhe të fëmijëve”,-tha Gazmend Gjoka, aktor.
Aktorja Olta Daku megjithëse ka ardhur dhe herë të tjera në qytetin e vogël në juglindje të vendit, pritja e ngrohtë e publikut kolonjar është befasia me e madhe e saj.
“Jam e lumtur që ndodhem këtu në Ersekë. Faleminderit shume publikut aq të dashur, na bëri që shfaqja të dukej sikur po e jepnim për herë të parë. Për mua është hera e 4 që vij këtu, dua të vij në këtë vend të mrekullueshëm, faleminderit te gjithëve për mikpritjen”,-u shpreh aktorja Olta Daku.
Në Kolonjë me këtë shfaqje është çelur sezoni i ri turistik, i cili do të pasojë në ditët në vijim me dhjetëra aktivitete të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit