Masa të reja në zonat turistike të Spanjës, gjoba e rregulla të ashpra për turistët

16 Korrik 2025 | 17:25

Qyteti i Malagës në Spanjë ka marrë masa të rrepta për të disiplinuar sjelljen e turistëve. Një fushatë e nisur nga bashkia ka publikuar vendet publike më shumë se 10 rregulla për turistët. Në të kundërt ata do të gjobitën.

Fushata u kërkon vizitorëve të mos bëjnë zhurmë, sidomos natën. Të shmangin të bërtiturat apo muzikën me volum të lartë në zonat e banuara; si dhe të përdorin koshat dhe tualetet.

Skuterët dhe biçikletat janë të ndaluara në zonat për këmbësorë. Veshjet e zbuluara apo ekspozimi i trupit nuk janë të mirëpritura jashtë plazhit. Gjithashtu bashkia e qytetit që është bërë i njohur në gjithë botën për shkak të truizmit u kërkon turistëve “të mos bien shumë në sy”.

Vitin e kaluar, qyteti rriti gjobat për shkelje si hedhja e mbeturinave, zhurma e tepërt dhe dehja në publik deri në 750 euro.

Megjithatë, ndërsa Málaga po i nxit vizitorët të sillen më mirë, shumë vendas besojnë se problemet janë më të thella sesa thjesht çështje etikete.

Spanja po përballet me një përballje të gjerë me turizmin masiv. Në disa qytete banorët po organizojnë protesta kundër qirave të larta, mungesës së strehimit, mbipopullimit dhe ndikimit mjedisor të numrit të pakontrolluar të vizitorëve.

Málaga, vitin e kaluar, protestuesit mbushën qytetin me postera anti-turizëm dhe me komente fyese. Në mars dhe prill, shpërthyen protesta të reja në të gjithë vendin para sezonit të ngarkuar të Pashkëve. Banorët kërkuan kufizime për anijet turistike, ndalime për qiratë dhe një model turizmi më të qëndrueshëm që vë në plan të parë banorët.

Protestat kanë sjellë reagimin e institucioneve. Në Katalonjë gjykata hoqi nga Airbnb 66 mijë njoftime për qera ditore për të mos lejuar rritjen e mëtejshme te qerave për banorët. Ndërkohë, Barcelona ka shpallur plane për të eliminuar plotësisht apartamentet me qera ditore deri në vitin 2028.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori

Policia franceze ka arrestuar një burrë që sulmoi tre gra me thikë në zonën Porte de Clichy të Parisit të hënën, njoftoi Ministri i Brendshëm...
14:54 | 27/07/2026

Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar

Autoritetet policore sekuestruan më shumë se 2.6 ton kokainë dhe arrestuan katër persona në një operacion të madh ndërkombëtar në Oqeanin Atlantik, thanë të hënën...
14:42 | 27/07/2026

Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të bëhet vizitori i parë ndërkombëtar i kryeministrit të ri britanik Andy Burnham, kur ata të takohen në Mbretërinë e...
14:28 | 27/07/2026