Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

6 Qershor 2026 | 15:14

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore Shqipëri-Luksemburg, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

Policia e Shtetit bën me dije se për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë këtij aktiviteti sportiv janë angazhuar një numër i konsiderueshëm punonjësish policie ndërsa në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes së banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të telefonave celularë, mjeteve dhe produkteve kozmetike, si dhe sendeve të tjera të forta që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, duke filluar nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të aplikohen kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore ndërsa hyrja në stadium e tifozëve do të fillojë në orën 18:00.

Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes janë:

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga hoteli “Rogner” në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”
  • Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së
  • Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së
  • Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së
  • Rruga “Themistokli Gërmenji”, në fillim të rrugës
  • Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së
  • Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, korridor hyrës për në parkimin e caktuar vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja
  • Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar
  • Sheshi “Willson”, ku lëvizja do të devijohet në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes

Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për qarkullimin e mjeteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026