Masakra në shkollën austriake, mes viktimave një nxënëse 15-vjeçare nga Kosova

10 Qershor 2025 | 19:02

Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, janë vrarë pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Graz, një nga qytetet më të mëdha të Austrisë.

Sipas mediave, bëhet e ditur se në mesin e viktimave është edhe një vajzë nga Kosova, 15-vjeçarja Lea Bajrami.

Raportimet tregojnë se familjarët e saj kanë publikuar lajmin dhe foton e viktimës.

“Me zemër të thyer dhe dhembje të madhe, njoftojmë familjarët, miqtë, që mbesa jonë, Lea Ilir Bajrami, humbi jetë tragjikisht në sulmin e ndodhur në Graz të Austrisë.

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.

“Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Gazetari kosovar Vehbi Haliti, që jeton dhe vepron në Graz, në një prononcim për FRONTAL të T7, tha se për fat të keq, një prej viktimave të sulmit është edhe një vajzë nga Kosova. “Fatkeqësisht, po them se është e saktë. Është një vajzë e aktivistit tonë këtu në Graz. Është anëtare e kryesisë së Unionit Humanitar në Graz. Është një tragjedi më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore në Austri, sa i përket tragjedive të qëllimshme”, tha ai.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në shkollën e mesme ‘Dreierschutzengasse’. Mediat austriake kanë publikuar emrat e disa prej viktimave.

Sipas raportimeve, pesë nga viktimat janë nxënës të kësaj shkolle: Emma Leitner, Jakob Weiss, Sophie Gruber, Lukas Thalberg, Nina Hartwig.

Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner, deklaroi se vrasësi ishte një ish-nxënës që nuk e mbaroi shkollën. “Çdo gjë tjetër është ende spekulim”, tha zyrtari austriak, raporton Sky News.

Sipas mediave të huaja, autori i cili kreu vetëvrasje pas sulmit, ishte një 21-vjeçar nga zona e Grazit. Zyrtarët kanë bërë të ditur se edhe 12 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa hetimet për motivin e ngjarjes vijojnë ende.

Kancelari austriak, Christian Stocker, ka shpallur një periudhë zie kombëtare tre-ditore që nis nesër, me një minutë heshtje në orën 10:00, në nder të viktimave të masakrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i...
09:12 | 18/07/2026

37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari...
08:26 | 18/07/2026