Masat e reja kufizuese në Kosovë, gastronomët kundër, Veton Zuka: S’parashikohen ndihma ekonomike, jemi drejt falimentit

11 Nëntor 2020 | 21:36

Pasi Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, prezantoi masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, përmes një njoftimi publik u shpreh se masat e prezantuara nga qeveria e Kosovës do të dëmtojnë edhe më shumë ekonominë dhe sektorin e gastronomisë.

Pjesëtarët e kësaj shoqate kanë kërkuar nga qeveria që sektori i gastronomisë të subvencionohet me një paketë ekonomike në vlerë prej 10 milionë eurosh. Ata kërkojnë që brenda një afati shtatë ditor të merren parasysh kërkesat e tyre.

Kryetari i shoqatës për Prishtinën, Veton Zuka komentoi zhvillimin e fundit për Euronews Albania.

Ai tha se nëse qeveria diskuton vetëm masat si mbyllja apo kufizimet dhe aspak për çështjet ekonomike, ndihmat dhe subvencionimit të dëmeve që rrjedhin nga këto masa “atëherë është e kotë dhe duhet të reagohet”.

“Janë kërkesa të thjeshta, kërkojmë veç mbijetesën, subvencione në paga, për qiratë 40-50% dhe për nxitjen e bashkëpunimit me bankat që s’po japin kredi dhe nga ana tjetër interesat e atyre që kanë marrë hua nuk janë lëvizur, këto janë kërkesat e momentit për ne,” – u shpreh Zuka.

Gazetari Eno Muja i kujtoi Zukës postimin në Facebook ku gastronomët i kanë shpallur “non-grata” anëtarët e qeverisë së Kosovës.

“Po, është një simbolikë dhe shprehje e mllefit, sepse ne jemi nën presion edhe nga bizneset dhe ka qenë një ide e gastronomëve pasi presioni i madh për protesta dhe nga ana tjetër gjendja nën pandemi po e bën të detyrueshme një reagim, nga ana tjetër nga fakti se nuk ka ndryshim na e bën të detyrueshëm protestën,” – shtoi më tej kryetari i shoqatës së gastronomëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026