Mashtrim për përfitim parash, arrestohen 2 persona në Lezhë. Si funksiononte skema

23 Korrik 2024 | 14:49

Dy shtetas nga Shijaku kanë rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi akuzohen se duke u prezantuar si përfaqësues të institucioneve vendore, u merrnin para përmes mashtrimit subjekteve të ndryshme.

Po asnjë u shpall në kërkim edhe një 63-vjeçar, banues në Itali, i cili bashkëpunonte në këtë skemë mashtrimi.

Sipas Policisë, këta shtetas kishin arritur të përfitonin një shumë prej 15 mijë eurosh nga një operator ekonomik sëfundmi, gjë që i çoi edhe në pranga.

Njoftimi i Policisë:

DVP Lezhë/Finalizohet në bashkëpunim me DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Imposter”, për zbardhjen e një skeme mashtrimi për përfitimin e parave nga operatorët ekonomikë.

Mashtronin shtetas të ndryshëm, nëpërmjet një aplikacioni, duke komunikuar me ta, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore, vihen në pranga 2 shtetas, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin marrë një shumë parash me anë të mashtrimit nëpërmjet një aplikacioni, kanë nisur hetimet me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Imposter”, u ndaluan shtetasit:

Sh. D., 35 vjeç dhe S. S., 37 vjeç, të dy banues në Shijak.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Sh. K., 63 vjeç, banues në Itali.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Sh. D. dhe S. S., në bashkëpunim me shtetasin Sh. K., më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.

Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026