Mashtrimet sportive në Itali, mësohet emri i zyrtarit të Interit që komunikonte me Gianluca Rocchin
Zyrtari i Interit, Giorgio Schenone nuk është nën hetim nga Prokuroria e Milanos për mashtrimin sportiv, por sipas materialit të mbledhur nga hetuesit, emri i tij shfaqet në përgjimin e 2 prillit 2025 (në stadiumin ‘Meazza’) në të cilin Gianluca Rocchi (dizenjatori i gjyqtarëve) flet për gjyqtarët që janë “të mirëpritur” dhe “të padëshiruar” nga Interi, zbulon ‘La Repubblica’.
Kush është personi i përmendur? Menaxheri i arbitrave të klubit të Interit është personi përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me zyrtarët e ndeshjes. Kjo ndoshta nuk është prova që mbështet bashkëpunimin e dyshuar në mashtrimin sportiv që përfshin ish-arbitrin Rocchi dhe pesë të tjerë që janë nën hetim (përfshirë ish-mbikëqyrësin e VAR, Andrea Gervasoni).
‘La Repubblica’ zbulon përmbajtjen e supozuar të një telefonate nga viti 2025, në të cilën u diskutua për asistentët dhe gjyqtarët e ndeshjeve të Interit. Gjatë bisedës, Rocchi thuhet se përmendi emrat e gjyqtarëve që ishin “të mirëpritur” në klubin zikaltër dhe ata që nuk ishin.
Rocchi dyshohet se ka punuar që arbitri Colombo ( i cili ishte “i mirëpritur” ) të arbitronte ndeshjen Bologna – Inter më 20 prill 2025, si dhe Doverin ndeshjen e dytë të derbit gjysmëfinal të Kupës së Italisë kundër Milanit më 23 prill. Arsyeja? Ky i fundit (Doveri) me sa duket ishte “i padëshiruar” për zikaltërit, prandaj emërimi i tij në atë rast do të kishte shmangur caktimin e mëvonshme (duke e ‘mbrojtur’ Interin) në finalen e mundshme dhe në ndeshjet e fundit të Serie A ku dueli i titullit me Napolin ishte shumë i ngjeshur.
Nuk dihet nëse kjo bisedë është bërë drejtpërdrejtë ose nëpërmjet telefonit.
Publikohen formacionet e ndeshjes Franca – Maroku, ka mungesa
Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës
U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
- 22:09 “PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar