Mashtronin biznesmenët, lihen në burg dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori i tyre

9 Janar 2023 | 12:50

Jasmin e Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të mashtrimit, ku në shënjestër të tyre ishin biznesmenët.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën arrest me burg. 3 të rinjtë janë vënë në prangat e Policisë dhe 142 600 euro janë sekuestruar pasi dyshohet se i kishin përfituar përmes mashtrimit.

Të rinjtë nga Shkodra, prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro, teksa u kapën në flagrancë pas denoncimit të një biznesmeni, bashkë me 130 mijë euro, ndërkohë që banesat e tyre u gjetën 12600 euro të tjera, të dyshuara që ishin përfituar  përmes mashtrimit.

Për këtë çështje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për thellimin e hetimeve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara, apartamente e garazh të shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike Dy...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026