Mashtronin të huajt me bursa fiktive, arrestohet organizatori, procedohen 5 të tjerë
Policia e Tiranës ka zbardhur një aktivitet të paligjshëm që kryhej në një apartament të përshtatur si call center. Në këtë operacion janë kapur shtetas që mashtronin qytetarë të huaj për të investuar në bursa fiktive, duke përdorur metoda telefonike.
Si rezultat i ndërhyrjes, është arrestuar shtetasi me iniciale L. Xh., 37 vjeç, i cili ishte organizatori i veprimtarisë, ndërkohë që janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë, të cilët u kapën gjatë ndërhyrjes nga Policia në apartamentin në rrugën “Panorama”.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale R. M., 37 vjeç, i cili kishte marrë me qira apartamentin për të realizuar këtë veprimtari të paligjshme.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale që vërtetojnë veprimtarinë mashtruese të këtij grupi.
Përveç arrestimit të L. Xh., janë nisur procedime penale për shtetasit D. O., 19 vjeç, J. B., 20 vjeç, R. L., 26 vjeç, J. D., 24 vjeçe dhe E. N., 34 vjeçe, të cilët u kapën gjatë operacionit.
Policia po vijon kërkimin për kapjen e shtetasit R. M., ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal janë në vazhdim.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë