Mashtronin të huajt me bursa fiktive/ Zbulohet apartamenti i kthyer në call center, 2 në pranga

25 Prill 2026 | 10:17

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fasada” u zbulua një apartament në Tiranë i kthyer në call center.

Në pranga u vunë 2 shtetas, të cilët administronin ambientin e përshtatur për call center, përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë 12 shtetas (operatorë).

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Sulejman Delvina”, i cili ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit A. R. dhe L. M., si dhe 12 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi A. R., i cili, në bashkëpunim me shtetasin L. M., e administronte këtë ambient me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u vunë në pranga shtetasit A. R., 44 vjeç, dhe L. M., 26 vjeç, administratorë të ambientit.

Si dhe u proceduan penalisht 12 shtetas, operatorë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia”, bëri me dije policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 plumba drejt Aleksandër Koçekut, si u organizua atentati në Shkodër. Pista e gjakmarrjes në qendër të hetimeve

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Karmës së Kirit, përgjatë aksit Kir–Prekal...
10:31 | 12/07/2026

Operacion antidrogë në Kurbin e Mirditë, policia zbulon plantacione kanabisi dhe arreston 3 persona (EMRAT)

Policia e Lezhës ka goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike në qarqet Kurbin dhe Mirditë, duke arrestuar në flagrancë tre persona dhe asgjësuar...
10:24 | 12/07/2026

Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur pas mesnatës në fshatin Bërxullë, Vorë, ku humbi jetën 50-vjeçari Edmond (Ali) Sula....
09:39 | 12/07/2026