Maskat e detyrueshme, Fico: Masa është mirë-menduar, po punojmë të specifikojmë rastet kur mund të mos përdoret
Albana Fico Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), sqaroi për Ilva Now se si u mor vendimi për ta bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskës edhe në mjediset e hapura.
Fico tha se çështja e mbajtjes së maskës mbetet ende në diskutim në komunitetin shkencor, por afrimi i stinës së dimrit dhe shtimi i virozave sezonale mund të rrisë ndërlikimet për grupmosha dhe njerëz që vuajnë nga sëmundje të tjera në rastet kur ata preken edhe nga COVID-19.
“Kjo masë e marrë është e mirë-menduar, nuk është një impuls dhe pjesa më e mirë e njerëzve janë dakord se çdo jetë kushton, në kohën kur nuk kemi akoma protokoll fitues ndaj pandemisë, që e kuron, nuk kemi vaksinën, e vetmja gjë që na mbetet në dorë është monitorimi i situatës dhe marrja e atyre masave që janë të domosdoshme në mos për ta parandaluar, për ta ngadalësuar përhapjen e tij,” – u shpreh Fico.
“Jemi duke punuar për të përkufizuar të gjitha ato raste kur maska në komunitet mund të mos përdoret apo të hiqet përkohësisht, ndërsa për sa i përket kontrollit të kësaj situate me polici nuk besoj se ajo mund ta diktojë fitoren,” – shtoi më tej drejtuesja e ISHP-së.
Fico e justifikoi masën e marrë me faktin se në tërësi, sipas saj, “shqiptarët nuk e kanë kulturë mbajtjen e maskës, sikurse është në vendet aziatike”.
Gjatë intervistës me gazetaren Ilva Tare, ekspertja e shëndetësisë, Albana Fico theksoi se “koronavirusi është një virus i pabesë”, pasi edhe “protokollet shëndetësore që po kërkon për trajtimin e të sëmurëve po ndryshon herë pas here”. Ajo këmbënguli se mbeten ende elementë të paditur se sa zgjat imuniteti për ata që e kalojnë, çfarë dëmtimesh afatgjata lë, sëmundjet kronike që përkeqëson e të tjerë.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:45 Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?
- 15:31 Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)
- 15:25 Gara U18 Gran Canaria 2026, xhudisti nga Kosova mposht në Spanjë xhudistin serb (VIDEO)
- 15:18 Plagosja e 35-vjeçarit në Pogradec, dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Si paraqitet gjendja e tij
- 15:13 Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa