Matematikë me detyrim! Plani i Rishi Sunak për të gjithë nxënësit deri 18 vjeç
Të gjithë nxënësit deri në moshën 18 vjeç duhet të mësojnë lëndën e matematikës, është ky plani i kryeministrit britanik Rishi Sunak.
Në fjalimin e parë për vitin 2023, Sunak pritet të bëjë me dije prioritetet e qeverisjes së tij.
“Në një botë ku të dhënat janë kudo dhe statistikat mbështesin çdo punë, punët e fëmijëve tanë do të kërkojnë më shumë aftësi analitike se kurrë më parë. T’i lëmë fëmijët tanë të dalin në botë pa ato aftësi, do të thotë t’i zhgënjejmë ata“, thuhet në një pjesë të fjalimit të tij.
Sipas Sunak vetëm gjysma e 16-19 vjeçarëve studiojnë matematikë, por kjo shifër përfshin nxënësit që bëjnë kurse shkencore dhe ata që tashmë janë duke bërë përsëritjet e detyrueshme për në kolegj.
Ideja duket të jetë një aspiratë dhe jo një politikë plotësisht e zhvilluar dhe e papërcaktuar se si do të funksiononte.
Sipas shifrave të qeverisë, rreth tetë milionë të rritur në Angli kanë aftësitë llogaritëse të fëmijëve të shkollave fillore, ndërsa 60% e nxënësve nuk kanë aftësi bazë matematikore në moshën 16 vjeç.
Sunak do të jetë i etur të përdorë fjalimin e tij për të provuar kompetencat e tij dhe për të paraqitur ide pas trazirave politike të vitit të kaluar. Qeveria britanike po përballet me një valë grevash, krizë të kostos së jetesës dhe presione të mëdha mbi shërbimin shëndetësor.
Gjatë fjalimit të tij, Sunak pritet të zgjerojë vizionin e tij për Mbretërinë e Bashkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë