“Mbahem akoma” Moisiu mbush 94-vjeç, apeli: Të merren masa ushtarakisht ndaj Serbisë

1 Dhjetor 2023 | 15:00

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbushi këtë të premte, 1 dhjetor, 94-vjeç. Në një intevistë të dhënë për Euronews Albania, Moisiu tha se mosha bën të vetën, por ai ndihet ende mirë, pavarësisht virozave të stinës që qarkullojnë në këtë periudhë.

“Tani dihet mosha bën të vetën, aq më tepër kur është kjo periudha e gripit, sigurisht që ka probleme, por themi që mbahemi”, tha Moisiu.

Gjithashtu ai u ndal dhe te zhvillimet në gjeopolitikën globale, ku nënvizoi se bota nuk është e qetë.

Duke sjell në vëmendje sulmin në Basnjkë dhe konfliktet që po zhvillohen në Ukrainë dhe Izrael, Moisiu apeloi që Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për të përballuar për një kohë të caktuar një sulm ushtarak të mundshëm.

“Bota nuk është e qetë dhe ne na takon të mendojmë për këto probleme, të jemi gati dhe të marrim masa pasi çdo gjë mund të ndodhë. Dihet para çdo frtune të madhe nisin furtunat e vogla.

Një furtunë është lufta në Ukrainë, u hap lufta me Hamasin por dhe në kufirin tonë mes Kosovës dhe Serbisë ka probleme. Ka pasur tentativa të rrezikshme dhe mund të hapen probleme të mëdha.

Kjo duhet të bëjë që të mendojnë dhe politikanët dhe ushtarakët secili për pjesën që i takon. Pavarësisht se çfarë ndodh në Ukrainë dhe Izrael duhet të shohim se çfarë po ndodhë te ne në Kosovë.

Ne si komb duhet të mendojmë se si duhet të mbrohemi. Pavarësisht se gjysma jonë është pjesë e NATO-s, duhet të përballojmë vetë për një kohë të caktuar sulmin e armiqëve të mundshëm dhe kjo kërkon masa serioze dhe përgatitje serioze ekonomike dhe ushtarake.”, tha Moisiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026