Mbahet samiti i vendeve të Amazonës: Duhet reagim i përbashkët për krizën e klimës

9 Gusht 2023 | 16:37

Liderët politikë të 8 vendeve që ndajnë territorin e Amazonës kanë nisur një samiti 2-ditor në Belem të Brazilit, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për të shpëtuar masivin pyjor.

Në agjendën e bisedimeve përfshihen çështje si luftimi i shpyllëzimit, kërkimet minerare dhe krimet e ambientit.

“Nuk takoheshim prej 14 vjetësh. Kjo është hera e parë që takohemi këtu në Brazil dhe e para në kontekstin e përkeqësimit të krizës së klimës. Nuk ka qenë kurrë më urgjente sesa sot të rifillonim dhe të zgjeronim këtë bashkëpunim. Sfidat e epokës sonë kërkojnë reagim të përbashkët,” – u shpreh Lula da Silva, president i Brazilit.

Ndërkohë, banorët indigjenë protestuan jashtë selisë ku zhvillohet Samiti. Ata mbanin parulla kundër kapitalizmit, industrisë së naftës dhe asaj të minerareve, të gjitha çështje që shqetësojnë njerëzit që e quajnë masivin e Amazonës shtëpi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026