Prigozhin fotografohet në territorin rus, në qytetin ku po mbahet samiti Rusi-Afrikë
Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, raportohet se ndodhet në Shën Petersburg, aty ku është duke u mbajtur samiti Rusi-Afrikë.
Vendndodhja e Progozhit, i cili e udhëhoqi një kryengritje jetëshkurtër në Rusi muajin e kaluar, nuk dihej kohëve të fundit.
Bashkëpunëtori i Progozhinit, Dmitry Syty, i cili është kryetar i Qendrës Kulturore të Rusisë në Republikën Qendrore të Afrikës (RQA), e publikoi në rrjetin social Telegram një fotografi me përfaqësuesit e RQA-së më 27 korrik, për të cilën thotë se ishte bërë në takim, shkruan rel.
Fontanka raporton se fotografia ishte bërë në Hotelin Trezine, i cili është në pronësi të familjes së Prigozhinit.
Megjithëse vendndodhja e Prigozhinit ka qenë mister muajin e fundit, besohet se ai lëviz mes Rusisë dhe Bjellorusisë.
Besohet se 3.450 deri në 3.650 ushtarë të grupit Wagner kanë shkuar në një kamp afër Asipoviçi në Bjellorusi, një qytet 230 kilometra në veri të kufirit ukrainas, sipas Belaruski Hajun, grupit i cili i gjurmon lëvizjet e trupave ushtarake brenda vendit.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i mirëpriti forcat e Wagner-it në vendin e tij, pasi e kishte ndërmjetësuar një marrëveshje mes Kremlinit dhe Prigozhinit në qershor, duke i dhënë fund rebelimit të dështuar të grupit kundër liderëve të ushtrisë ruse.
Prigozhini e ka regjistruar një “kompani për menaxhimin e patundshmërisë” në Bjellorusi javën e kaluar me emër Concord Management and Consulting.
Dokumentet e analizuara nga mediumi i pavarur bjellorus reform.by, tregojnë se kompania është regjistruar në adresën e njëjtë të fshatit ku është i vendosur kampi mercenar Wagner.
LEXONI GJITHASHTU:
Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre
Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?
Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë
- 08:13 Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
- 08:12 Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre
- 08:09 “Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
- 08:08 Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?
- 08:03 Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë
- 07:57 Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin