Koreja e Veriut i jep “mirëseardhje të ngrohtë” delegacionit rus
Koreja e Veriut hapi tapetin e kuq për ministrin rus të mbrojtjes, raportoi media shtetërore koreane të mërkurën. Delegacionet nga Moska dhe Pekini do të marrin pjesë në ngjarjet e përvjetorit të Luftës Koreane, duke u bërë vizitorët e parë të huaj të njohur që nga mbyllja e kufirit të Koresë së Veriut prej pandemisë COVID-19.
Kryeqyteti Phenian do ta festojë të enjten 70-vjetorin e nënshkrimit të armëpushimit të Luftës Koreane të 27 korrikut 1953, që i dha fund armiqësive të hapura dhe shënohet si Dita e Fitores në Veri.
Himni kombëtar rus u lëshua në të gjithë Aeroportin Ndërkombëtar të Phenianit, në pritjen që përfundoi “në një atmosferë të ngrohtë mirëseardhjeje” për ta përshëndetur Sergei Shoigun të Moskës dhe delegacionin e tij të martën në mbrëmje, tha Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KPNA).
“Flamujt e Republikës Popullore Demokratike të Koresë dhe të Federatës Ruse po valëviteshin në shtizat e flamujve dhe rojet e nderit të Ushtrisë Popullore Koreane (KPA) u rreshtuan në stacionin përpara terminalit”, raportoi KCNA-ja.
Shoigu u përshëndet nga Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut, Kang Sun Nam, dhe fotot e realizuara nga gazeta zyrtare Rodong Sinmun tregonin qindra ushtarë me uniformë të KPA-së, të rreshtuar në aeroport, duke mbajtur pankarta me të cilët përshëndetnin rusët.
Koreanët e Veriut shprehën “mbështetjen e tyre të plotë” për ushtrinë dhe popullin rus, “të cilët po luftojnë për të mbrojtur të drejtat sovrane, zhvillimin dhe interesat e vendit të tyre”, shtoi KCNA-ja.
Rusia, një aleat historik i Koresë së Veriut, është një nga disa vendet me të cilat ajo mban marrëdhënie miqësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa