Lufta për grurin shkakton tensione: Ukraina ngre tonet ndaj BE-së. SHBA akuza Rusisë
Nga njëra anë bombardimet ruse, nga ana tjetër një mur me kufizime. Ukraina ka ngritur tonet kundër Bashkimit Evropian lidhur me mundësinë për të zgjatur kufizimet ndaj grurit ukrainas, me qëllim mbrojtjen e fermerëve në 5 vendet anëtare deri në fund të vitit.
“Çdo zgjatje e kufizimeve është e papranueshme dhe e padrejtë për vendet joanëtare. Evropa ka kapacitete institucionale për të vepruar në mënyrë më racionale sesa t’i mbyllë kufijtë një produkti të caktuar. Sidoqoftë, po punojmë për të gjetur një zgjidhje në linjë me shpirtin evropian”, tha Zelensky.
Që kur Rusia i dha fund marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas, dronët dhe raketat e saj kanë goditur kapanone dhe porte, duke kërcënuar anijet që hyjnë në to. Shtetet e Bashkuara kanë ngritur gishtin e akuzës.
Karine Jean Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë deklaroi: “Veprimet e Kremlinit, përfshirë pezullimin e pjesëmarrjes në iniciativën për kalimin e grurit në detin e Zi kanë shkaktuar ngritje të çmimeve të ushqimeve, që do të dëmtojnë më tej zonat e varfra të botës. I bëjmë thirrje Rusisë të ndalë sulmet dhe të kthehet në marrëveshjen e grurit”.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka paralajmëruar për pasoja nga pezullimi i marrëveshjes në dëm të vendeve të varfra. Në një javë, çmimi i grurit është rritur me mbi 14% dhe ai i misrit me mbi 10%.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë