Lukashenko takohet me Vladimir Putin, çfarë u diskutua mes tyre
‘Bjellorusia po përpiqet të ndalojë mercenarët e Wagner-it që të mos sulmojnë Poloninë’ kështu u shpreh presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko gjatë një takimi në Shën Petërsburg me homologun rus Vladimir Putin.
Takimi vjen disa ditë pasi Varshava akuzoi Moskën për përdorimin e Wagner-it dhe Minskut për të destabilizuar Evropën Lindore.
Sipas Lukashenko ushtarët e Ëagner i janë shprehur se duan të shkojnë për një ekskursion në Varshave. Presidenti bjellorus gjithashtu i paraqiti Putinit një hartë të planit të Polonisë e cila sipas tij do të sulmojë Bjellorusinë. “Siç mund ta shohim, terreni është duke u përgatitur. Polonia ka nxituar ushtarë shtesë në kufirin e saj dhe tha se po monitoronte luftëtarët e Wagner që kur ata u zhvendosën në Bjellorusi në fillim të këtij muaji” u shpreh Lukashenko.
Këtë javë, presidenti rus ka paralajmëruar se një sulm ndaj Bjellorusisë do të ishte një sulm ndaj Rusisë.
Analistët kanë paralajmëruar se Kremlini mund të jetë duke krijuar një incident të rremë për të justifikuar një sulm ndaj Polonisë.
Luftëtarët Wagner kanë trajnuar forcat speciale bjelloruse në kufi me Poloninë e cila është një shtet anëtar i NATOS. Madje janë shprehur se do ta bëjnë ushtrinë bjelloruse ushtrinë e dytë më të fortë në botë.
Pas takimit , Putin dhe Lukashenko vizituan një katedrale në Shën Petersburg dhe më pas dolën foto edhe me qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë